Gjatë orëve të vona të natës, në një nga galeritë e Minierës së Kromit në Bulqizë, është vendosur dhe ka shpërthyer lëndë eksplozive.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar, ku kanë konstatuar se në Minierën e Kromit Bulqizë, në Galerinë nr 29/50, në thellësinë e saj në ‘zonën D’, është vendosur lëndë eksplozive, ku si pasojë e shpërthimit është dëmtuar armatura prej druri.
Sipas policisë, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy copa fitil zjarrpërcjellës me ngjyrë të verdhë të djegur.
Nga veprimet e kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, në D.V.P.Dibër, është bërë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar shtetasi F.B, për të cilin për shkak të hetimit nuk jepen të dhëna të tjera.
Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale “Shkatërrimit të Pronës me eksploziv”, parashikuar nga neni 152, i Kodit Penal.
/bulqizaime.al/