A do të ketë tarifë kalimi, nëse ndërtohet Rruga e Arbërit?

416

Publikimi i vendimit të qeverisë, ditën e djeshme, për ndërtimin e Rrugës së Arbrit brenda mandatit të ardhshëm qeverisës është shoqëruar me disa polemika në disa portale dhe media.

Duke iu referuar këtyre mediave, qeveria nuk ka mbajtur premtimin e saj për të bërë të mundur që pas përfundimit, kjo rrugë të jetë e përshkrueshme pa pagesë nga ana e qytetarëve apo bizneseve, transmeton lexo.al .

Për të përligjur pretendimin se pas ndërtimit do të paguhet një tarifë prej 4 eurosh për përshkrimin e kësaj rruge nga çdo automjet, këto media i referohen një relacioni shoqërues të publikuar së bashku me vendimin e qeverisë.

Megjithatë, ndryshe nga sa interpretohet, vendosja e një pagese është vetëm një propozim i kompanisë propozuese, e jo një vendim i marrë nga ana e autoriteteve.

Në interpretimin e tyre, këto portale i referohen këtij fragmenti të marrë nga dokumenti zyrtar: “Sipas variantit të dytë, në lidhje me shfrytëzimin e rrugës me pagesë, shoqëria propozon strukturën e ndarjes së të ardhurave me qeverinë shqiptare në nivelin 50%“.

Qëllimisht, lihet jashtë informacioni versioni i parë, i cili nuk parashikon vendosjen e ndonjë tarifë në këtë rrugë.

Duke interpretuar qëllimisht, propozimin e ligjshëm të kompanisë për vendosjen e një pagese, si një vendim të autoriteteve shqiptare, lajmi i publikuar në portalet në fjalë.