VIDEO/ Lajm i rëndësishëm kush ka mbi 2 mln lekë të ardhura në vit!

326

renda datës dy maj, një pjesë e qytetarëve janë të detyruar të deklarojnë tek Tatimet të ardhurat që kanë fituar gjatë vitit të mëparshëm.

“Ata individë që realizojnë një të ardhur mbi 2 milionë lekë në vit, në territorin e Shqipërisë apo jashtë territorit”, sqaron Artur Papajani, drejtor i Shërbimit të Tatimpaguesve.

Deklarata dorëzohet në rrugë elektronike. Në të deklarohen pagat, qeratë, dividentë dhe çdo e ardhur tjetër, përveç një kategorie.

“Fitimi i personave fizikë tregtarë, që merren me biznes, nuk është objekt i taksimit në këtë kategori. Është vetëm objekt i taksimit të thjeshtuar mbi fitimin, ose tatimit mbi fitimin”, thotë Papajani.

Veç të ardhurave, individët deklarojnë edhe shpenzimet e zbritshme si interesat e kredive për shkollim, si dhe shpenzimet shëndetësore. Këto duhet të jenë të dokumentuara.

“Gjithë dokumentat që janë si barrë provë justifikuese në një dosje, qytetari i mban në banesë dhe nëse thirret nga Tatimet për të bërë konsultë mbi atë që ka deklaruar, ose verifikim fiskal, duhet t’i paraqesë këto dokumenta. Thjesht t’i ruajë dhe jo t’i dorëzojë tek Tatimet”, thotë Papajani.

Individët të cilët nuk deklarojnë fillimisht gjobiten me 5 mijë lekë. Por ky është vetëm ndëshkimi i parë. “Hapi i parë është një letër kujtese nga Tatimet. Nëse qytetari nuk reagon automatikisht i bëhet vlerësim nga zyra. Kjo është një masë ndëshkimore”, thotë Papajani.