Një tjetër rast është goditur mëngjesin e sotëm, ku janë sekuestrohen në një banesë 10 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.
Sipas policisë bëhet me dije se është arrestuar poseduesi i lëndës narkotike.
Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P Dibër në një banesë në fshatin Viçisht, mund të kishte lëndë narkotike, menjëherë është organizuar puna për goditjen e këtij rasti.
Specialistët e Sektorit për Narkotikët në D.V.P Dibër në bashkëpunim me efektivat e Komisariatit të Policisë Bulqizë, kanë zhvilluar operacionin e koduar “Mëngjesi”.
Si rezultat i operacionit nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Engjëllush Tola , u gjet një çantë shpine ku brenda saj kishte 10 pako të mbështjella me natriban të mbushura me lëndë narkotike me peshë 10 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.
Nga Specialistët për Narkotikët është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit :
Engjëllush Tola, 44 vjeç, banues në fshatin Viçisht, Bulqizë.
Lënda narkotike dhe çanta e shpinës u sekuestruan në cilesinë e provës materiale.
Materialet do i referohen Prokurorisë Dibër për veprime të mëtejshme, si dhe nga ana e policisë vijojnë hetimet për të zbardhur nëse ka autorë të tjerë të implikuar në këtë veprimtari.
/bulqizaime.al/