Rama deklaroi se për herë të parë pas 25 – vitesh do të nisin punimet për Rrugën e Arbërit. Por inxhinieri dhe kandidati për kryetar të Bashkisë Bulqizë, në 2013-n, Fehmi Tançi ka një arsyetim tjetër. Komenti i plotë:
“Ne fakt ky eshte mashtrimi i radhes, dhe pse jo tallja e radhes me bulqizaket, dibranet dhe me tej trojeve zyrtare te shtetit shqiptar.
Prej ne statusin e tij “kryeministri” mashtron kur thote “…per here te pare pas 25 viteve, ne vitin 2017 fillon puna…”.
Ne vitin 2005, nje jave para dites se zgjedhjeve z. Nano erdhi dhe preu shiritin e fillimit te punimeve te Ura e Vocit, Vajkal, duke prokuruar nja 150 m trase pa shtresat e plota. Ky ishte mashtrimi i pare zyrtar “me podium ne krahe”.
Ne vitet 2007-2010 te gjithe e dijne qe u perfundua segmenti Ura e Çerenecit – Ura e Vocit, Vajkal – Qafe Bualli, duke hapur plotesisht edhe trasene e rruges ne segmentin Qafe Bualli – Ura e Vashes.
Nderkohe qe eshte kryer nje volum jo i vogel i saj edhe nga krahu i Tiranes ne drejtim te kundert.
PD e premtoi rrugen, nuk e mbaroi, por kreu thuajse gjysmen e volumit te saj.
Rilindja e premtoi ne fushate dhe nuk hodhi “Nje lek” per kater vite ne kete rruge, duke rimashtruar madje ne fushaten e Dibres ne vitin 2016 pas ikjes se Shukes.
Tani jemi ne prag zgjedhjesh perseri dhe duhet riperterire mashtrimi.
Po te lexohet me kujdes ky VKM-ja qe Rama na paska vendosur ne statusin e tij per te na njoftuar se po niska Rrugen e Arbrit, ky vendim nuk shpall asnje fitues, nuk tregon asnje qindarke te miratuar nga qeveria per rrugen, apo ndonje procedure prokurimi qe te tregoje fituesin e shpallur.
Ne kete VKM tregohet nje shpikje e re e Rilindjes: I paskan dhene nja 10 pike kesaj firmes “Gjoka”.
E çfare do te thote kjo?
Ne çfare faze jane procedurat dhe konkretizimi i vazhdimit te punimeve me keto 10 pike shpikje alla Rilindje?
Kjo perveçse eshte mashtrimi i radhes, por eshte edhe nje tallje e madhe me intelektualitetin e njerezve te atyre zonave.”