Ditën e sotme ishte vetë kryeministri Rama që njoftoi nisjen e punimeve brenda këtij viti, nga firma private “Gjoka konstruksion”.
Duket se Rama ka zgjedhur ta jap këtë njoftim pas vënies në siklet nga dibranët vitin e kaluar, kur në garën për zgjedhjet lokale në Dibër, i kujtuan premtimin e pambajtur. Më poshtë njoftimi i kryeministrit në Facebook:
“Projekti i parë i programit kombëtar për rindërtimin hyri sot në fazën finale. Pas 25 vjetësh premtime boshe e zhgënjime pas çdo votimi, viti 2017 është viti i nisjes së punës për këtë aks, që e bën Dibrën fqinje të afërt të Tiranës dhe do t’i japë hov zhvillimit ekonomik, social e turistik të një zone të tërë bukurish e burimesh të jashtëzakonshme natyrore, që për çerekshekulli u la në rrënimin e harresës”, shkruan Rama.
Kryeministri shoqëron postimin e tij me një foto të vendimit të marrë nga kabineti që ai kryeson.
/bulqizaime.al/