John McCain të premten në Shqipëri

327

Kryetari i Senatit amerikan për shërbimet e armatosura dhe ish-kandidati presidencial, John McCain do të vizitojë Shqipërinë ditën e premte, si pjesë e turit të tij ballkanit.

Republikani amerikan do të zhvillojë takime me të gjithë zyrtarët e lartë në Shqipëri; me Presidentin Nishani, Kryeministrin Rama, kryeparlamentarin Meta, kryeopozitarin Basha dhe ministrat Bushati e Kodheli.

John McCain do të bisedojë çështje të sigurisë dhe luftën kundër terrorizmit.

Vizita e tij në vendin tonë vjen në një kohë kur Shqipëria ndodhet në krizë politike dhe bojkot të zgjedhjeve nga opozita në rast se nuk krijohet qeveri teknike.

McCain vlerësohet si një nga senatorët me më shumë peshë jo vetëm në radhët e republikanëve, por edhe në qarqet politike në SHBA.