Shefja e ONM: Zbatimi i reformës në drejtësi kyç për integrimin në BE

518

Udhëheqësja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit për procesin e Vettingut në Shqipëri, Genoveva Ruiz Calavera në një intervistë për European Western Balkan deklaroi se Reforma në Drejtësi është kyçe për integrimin në BE.

Ajo theksoi se Bordi Drejtues i ONM-së është ngritur si një organ administrativ për të ndihmuar realizimin e aktiviteteve të cilat Kushtetuta e Shqipërisë ia ka besuar këtij organizmi, por në të gjitha rastet, autoritetet shqiptare duhet të mbajnë përgjegjësinë përfundimtare për procesin e verifikimit.

Bordi Drejtues i ONM-së është ngritur si një organ administrativ për të ndihmuar realizimin e aktiviteteve të cilat Kushtetuta e Shqipërisë ia ka besuar këtij organizmi.

Më lejoni të jem e qartë: Aktivitetet monitoruese për funksionin e organeve të verifikimit janë kryer nga vëzhguesit ndërkombëtarë.

Në fazën tjetër, gjatë vetë procesit të verifikimit, vëzhguesit ndërkombëtarë do të kryejnë detyrat e tyre të monitorimit, ndërsa lidhur drejtpërdrejt në organet e verifikimit.

Në të gjitha rastet, autoritetet shqiptare duhet të mbajnë përgjegjësinë përfundimtare për procesin e verifikimit.

Për ONM-në ky është një operacion rreptësisht jo-ekzekutiv, pa kompetenca të drejtpërdrejta vendimmarrëse.

Të gjitha aktivitetet e ndërmarra nga ana e ONM janë sigurisht në përputhje të plotë me Kushtetutën e Shqipërisë.

Vazhdimi i kësaj reforme është kushti që do të hapë rrugën e Shqipërisë për në BE” tha Calavera.

Sot është parashikuar një seancë e jashtëzakonshme për ngritjen e komisioneve të Vettingut, por opozita e ka bojkotuar.