Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Meksika pritet të jenë organizatorët për Kupën e Botës të vitit 2026, përcjell IndeksOnline.
Mediat amerikane raportojnë se këto shtete kanë pranuar edhe zyrtarisht ofertën e FIFA-s, për t’u mbajtur kampionati botëror.
“Kjo është një ditë historike për futbollin amerikan. Ne i patëm dhënë konsiderat të kujdesshme ofertave për Kupën e Botës 2026”, ka thënë Gulati presidenti i federatës së SHBA-s.
Shtetet e Bashkuara kishin pritur Kupën e Botës gjatë vitit 1994, dhe quhet si më i suksesshmi deri më tani.