Hulumtuesit dhe njohësit e automobilizmit, kanë studiuar makinat me autopilot dhe kanë gjetur se më e mira në mesin e tyre është Ford.
Të gjitha makinat janë analizuar në detaje: si janë prodhuar, materialet e përdorura, sistemi i lëvizjes, niveli i teknologjisë dhe funksioni i autopilotit.
Pasi janë trajtuar faktet e mbledhura, është bërë raporti mes mënyrës së ndërtimit të makinës dhe aftësisë së ngasjes autonome.
E para në listë ka dalë të jetë Ford, pastaj Renault, Nissan dhe Mercedes. Tesla ka dalë në vendin e pestë, e pasuar nga Waymo, BMW, WV Group dhe Hyundai.