Laço i dëmtuar, Korabi është në hall për portën

412

Korabi vijon normalisht stërvitjen për ndeshjen e radhës që do ta zhvillojë të dielën në Laç, kundër një prej skuadrave që lufton për mbijetesë. Në këtë transfertë, ekipi dibran do të ketë të gatshëm tre titullarët që munguan në Vlorë. Bëhet fjalë për kapitenin Mziu, mbrojtësin e krahut, Shabani, si dhe mesfushorin laçian, Zefi. Mungesë e sigurt është mesfushori Emrush Kaloshi, i cili është pezulluar me dy ndeshje nga Komisioni i Disiplinës.

Mirëpo, problemi më i madh para ndeshjes në Laç duket se është porta. Titullari Tedi Laço është dëmtuar dhe nuk dihet nëse do të jetë nesër i gatshëm. Me Mirosllav Vujadinoviç të pezulluar, i vetmi portier që mbetet në dispozicion të trajnerit Haxhiu është i riu Endrit Premçi, i cili ende nuk ka debutuar në Superiore.

Haxhiun e shqetëson edhe mbrojtësi Ardit Peposhi, që ka patur një dëmtim të këmbës së djathtë. “Deri të dielën shpresoj që Laço të rikuperohet. Nëse jo, do të kemi Endri Prençin në portë. Në të tilla kushte, duhet të marrim një portier të ekipit të të rinjve, për ta pasur të gatshëm në stol”, ka thënë trajneri Haxhiu.

ABDULLA DUSHKU