Shqiptarët të 3-t në listën e krimit të organizuar në Angli

441

Shqiptarët kontrollojnë 5.3 për qind të krimit të organizuar në Britani. Është ky përfundimi i raporti të  Agjencia Kombëtare britanike kundër Krimit. Në analizën vjetore për vitin 2015, agjencia thotë se në ishull kishte rreth 6 000 grupe të organizuara kriminale, e përkthyer në rreth 50 mijë persona.

“Shumica e tyre ishin meshkuj (91 %),” thuhet në raportin ku shtohet se moshat më të përfshira në organizata kriminale ishin ata mes moshës 26 dhe 35-vjeçare (39 %). Shqiptarët renditen të tretët në mesin e personave të huaj të përfshirë në organizata kriminale, vetëm pas pakistanezëve dhe rumunëve, raporton Tvklan.

“Kur u përcaktua prejardhja e tyre, 82 % ishin britanikë. Ndërsa nga vendet e huaja, më të shumtë ishin pakistanezët (8.4 %), rumunët (8.2 %), shqiptarët (5.3 %), nigerianët (5.3 %), polakët (5.3 %) dhe lituanezët (4.8 %).thotë se personat e përfshirë në krime të rënda dhe të organizuara operojnë në rrjete bazuar mbi besimin (tek anëtarët e grupit), reputacionin dhe eksperiencë.

Zakonisht ato bazohen në lidhje familjare. Ndërkohë, autoritetet britanike e rendisin Shqipërinë në listën e vendeve të cilëve u kushtohet prioritet i lartë sa i përket rrezikut si vende burimore prodhimi apo trafikimi të drogës. Në këtë listë, Shqipëria ndodhet së bashku me Kolumbinë, Afganistanin, Pakistanin, Afrikën e Jugut, Holandën dhe Spanjën.

Sipas mediave ishullore, grupet kriminale shqiptare janë të përfshira në trafikun dhe shitjen e kokainës, prostitucion, trafikun e njerëzve drejt Britanisë si dhe kultivimin e kanabisit në shtëpi të kthyera në sera për rritjen e bimës narkotike.