Ditët Dibrane dhe Matjane zbarkojnë në Tiranë

557

“Ditët dibrane dhe matjane në Tiranë” është panairi që është çelur sot në sheshin kreativ, Pazari i Ri, në kryeqytet.

Katër bashki të qarkut Dibër (Dibër, Bulqizë, Mat dhe Klos), do të jenë për dy ditë në Tiranë (8-9 prill) për t’i prezantuar publikut të kryeqytetit pasuritë e tyre në trashëgimi kulturore dhe historike.

Po ashtu panairi do të paraqesë pasuritë e këtyre zonave në agrobiznes, qendra te veçanta rekreacioni, njësi akomoduese (hotele, restorante, kampingje, shtëpi pritëse, turizëm familjar), guida turistike etj.

Në panair do të ekspozohen produkte turistike të veçanta; prodhime artizanati (punime në gips, bakër dhe dru, poçari, punime me dru dhe çifteli, punime me grep, punime me razbujëp, prodhim qeleshesh etj), dhe kulinari (produkte ushqimore tradicionale).

Grupe artistike popullore nga ky qark do të performojnë live në sheshin e Pazarit të Ri.