Kryeministri Rama, ftuar në emisionin “Të Paekzpozuarit” në News 24 ka deklaruar se Rruga e Arbërit do të përfundoj brenda tre vitesh.
Kjo do të ndodh me formulën e partneritetit publik privat, PPP dhe kostoja do të mbulohet nga Buxheti i Shtetit.
Sipas Ramës, kostoja e rrugës do shlyhet brenda 10 vitesh dhe do të merret përsipër të ndërtohet nga një kompani shqiptare.
Gjithashtu Rama deklaroi se kontrata me Kinezët nuk u arrit të nënshkruhej, pasi parashikonte një kosto të papërballueshme për Shqipërinë.
Deri më sot që flasim, asnjë makineri nuk është shfaqur për të filluar punën për pjesën e mbetur të Rrugës së Arbërit.
/bulqizaime.al/