Haxhiu hap ankandin: Presim oferta nga ekipet e treta, shpresa e vetme që kemi për t’u paguar (VIDEO)

353

Trajneri i Korabit, Gerd Haxhiu, ka pranuar se e vetmja shpresë që i ka mbetur pjesëtarëve të këtij ekipi për të fituar diçka financiarisht gjatë fazës së fundit, është pagesa nga skuadra të treta për t’u ndalur rivalët. Në “Gol pas Goli’ ai bëri të qartë se deri tani nuk kishte pasur asnjë lloj përfitimi të tillë për ekipin e tij, por se të Korabi ishin të hapur për këtë mënyrë motivimi.

Për ofertat nga klubet e tjera

“Një nga shpresat që kemi për t’u paguar në vijim, duke ditur që njihet në futbollin botëror dhe për të cilën vazhdojmë e stërvitemi, është që në çdo moment, secila skuadër mund ta propozojë si shtysë. Të luajmë drejt, nuk shoh asnjë lloj problemi. Nuk ka ndodhur, shpresoj që të ndodhë. Sigurisht është folur, por kanë qenë fjalë virtuale e jo konkrete.

U kam thënë çunave që nëse do të ketë stimul duhet të mundohemi gjithsesi, por edhe që gjithkush nga lojtarët të shesë veten në treg në fund të sezonit Mundësitë që na jepen duhet t’i shfrytëzojmë pozitivisht përndryshe vlera e secilit në treg bie”

Për ndeshjen e sotme

“Ne, duke qenë një ekip i brishte dhe me 3 mungesa të rëndësishme, na u desh të sajoheshim në krahun e djathtë, ku Kaloshin nga sulmues e kthyem në mbrojtje. Pavarësisht këtyre, rezultati na mbante në lojë, pas një paraqitje jo fort të keqe në pjesën e parë, me gola të pësuar me dy goditje standarde, gola të evitueshëm. Pastaj në pjesën e dytë pësuam gola që ishin më shumë të falur sesa meritë e kundërshtarit. Më vjen keq, nuk kam çfarë them më”.

Për situatën në klub

“Fakti që ne pësojmë 6 gola në Vlorë, në kushte të tjerë mund të pranonim edhe një pakt dhe të mos i pësonim. Unë nuk jam dakord, ne do të vazhdojmë të luajmë, Unë e kisha jo fort të lehët për të motivuar çunat, për t’i mbajtur në stërvitje dhe i falënderoj ata se prej 3 muajsh nuk paguhen. Nuk është momenti për justifikime, unë do vazhdoj.

Në këtë pikë është kollaj që çdokush të largohet, unë do të vazhdoj të punoj deri në momentin që do të mundemi financiarisht që të respektojmë garën”.

Për gjendjen e ekipit dhe problemin e stadiumit

“Në janar do të flisnim ndryshe pasi mbyllëm gjysmën e parë të kampionatit duke mundur pikërisht këtë Flamurtar. E di për të gjithë faktorët që nuk duan të zhvillohen ndeshjet në Dibër. Komisioni i Licencimit e ka pranuar në heshtje. U punua fort në janar dhe u rregulluan kushtet, të gjithë personat që erdhën ishin për të dhënë “ok” për licencimit, po thanë nuk varet nga ne.

Në momentin që ne humbëm ndeshjen e parë  dhe të dytën, me episode të diskutueshme, krijohet hendeku. Ne vazhdojmë të respektojmë garën edhe pse e çunat e patë që ishin të demotivuar. Sot mund të pësonim edhe 9 apo 10 gola. Por golat ishin gabime foshnjarake, jo për meritë të kundërshtarit”.

https://vid.me/chH4