Stacioni i Shërbimit Zjarrfikës në Bulqizë, është pajisur me uniforma të reja, por edhe me mjete të tjera ndihmëse. Kjo bërë e mundur falë fondacionit Albanian Resuscitation Council.
Përpos uniformave, ky fondacion ka dhuruar edhe mushama për shiun, materiale të dhënies së ndihmës së parë, qafore për aksidentet, fasho dhe një barrelë për transportimin e të sëmurit.
Më parë, me ndihmën e Albanian Resuscitation Council janë bërë edhe disa trajnime me personelin e Stacionit të Shërbimit Zjarrfikës Bulqizë për dhënien e ndihmës së parë, në rast aksidentesh apo zjarri.
Stacioni i Shërbimit Zjarrfikës në Bulqizë ka vite që është lënë jashtë investimeve të shtetit. Me ligjin e ri, Stacionet e Shërbimit Zjarrfikës janë nën administrimin e bashkive.
/bulqizaime.al/