Kundërshton me dhunë dhe kanosi punonjësit e policisë, për të mos i vendosur masë administrative, por arrestohet i riu.
Specialistët e Policisë Rrugore në Komisariatin e Policisë Dibër, kan arrestuar 22 – vjeçarin, Hasan Toska, banues në Bulqizë, (I dënuar më parë për veprat penale Prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe Vjedhje me dhunë).
Arrestimi i tij u bë pasi, në aksin rrugor Peshkopi-Maqellarë, në vendin e quajtur “Dovalan”, e ka kundërshtuar me dhunë dhe kanosur për ti mos vendosur masë administrative, punonjësit e policisë rrugore, pasi këta të fundit e kishin konstatuar duke lëvizur me mjetin e tij me targa AA591NF, me perde në pjesën e mbrapme të xhamave të mjetit, në kundërshtim me nenin 72, pika 9 dhe 12, të Kodit Rrugor.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Kanosje për shkak të detyrës”, parashikuar nga nenet 236/2 dhe 238 të Kodit Penal.