Kreu i lëvizjes “Zgjidhja”: Nëse në kongres, nuk e pranojnë platformën tonë për demokratizimin e PS-së, largohemi.
Drejtuesi i lëvizjes “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima, kërcënon kryetarin e PS-së Edi Rama, me 25 mijë anëtarë që ai thotë se i ka në lëvizjen e tij brenda Partisë Socialiste. “Nëse nuk do të pranohet platforma jonë në kongresin e ardhshëm të PS-së, ne do të ofrohemi si alternativë jashtë PS-së”, ka thënë Koço Kokëdhima në emisionin “Fol me mua Fol me ata” të gazetarit Enkel Demi, në Televizionin Publik Shqiptar. Kokëdhima thotë se i ka 25 mijë anëtarë në këtë lëvizje të cilët sipas tij kërkojnë një tjetër Parti Socilaiste, ndryshme nga ajo që po drejton kryetari Edi Rama.
I pyetur se çfarë ka ndryshuar në drejtimin e kësaj partie prej kohës kur ai u privilegjua dhe u zgjodh deputet në qarkun e Vlorës i dyti pas kryeministrit Rama, Kokëdhiam ka shmangur përgjigjen për pyetjet direkte se çfarë kishte ndodhur në raportet e tij me Ramën, ndërkohë që PS nuk ka asnjë ndryshim në drejtim prej kohës kur Kokëdhima ishte ndër njerzit që drejtonte këtë parti përkrah Ramës. Ai foli për parime dhe për demokraci të brendëshme në PS-së duke harruar angazhimet e tij në elitën drejtuese të kësaj partie i mbështetur direkt nga kryeministri Rama.