Kuvendi i Shqipërisë i ka hapur rrugë një ‘amnistie’ nga e cila përfitojnë politikanët dhe njerëzit e drejtësisë por jo vetëm.
Dosjet e personave me pushtet dhe të çdo qytetari të thjeshtë, të cilët kanë blerë pafajësinë tek gjykatat dhe prokuroritë e korruptuara, nuk mund të rihapen më kurrë.
Kështu parashikojnë ndryshimet në nenin 449 të Kodin e Procedurës Penale të miratuara nga Kuvendi në datën 30 mars.
Varianti i miratuar nga Kuvendi:
Neni 256
Neni 449 ndryshon si më poshtë:
Nuk lejohet rishikimi i vendimit të pafajësisë dhe as rishikimi i vendimit të dënimit kur synohet rëndimi i pozitës së të dënuarit.”
Varianti i dorëzuar nga hartuesit:
Neni 256
Neni 449 ndryshon si vijon:
Në rastet dhe kushtet e parashikuara nga ky Kod dhe me kërkesë, lejohet rishikimi i vendimeve të dënimit që kane marrë formë të prerë.
Varianti që ishte në fuqi:
Neni 449
Vendimet që mund të rishikohen
…Vendimet e pafajësisë për krime mund të rishikohen me kërkesën e prokurorit, por me kusht që të mos kenë kaluar 5 vjet nga dhënia e vendimit.
Deputetët që ndryshuan nenin në Komisionin e Ligjeve
Vasilika Hysi
Dashamir Peza
Pandeli Majko
Ulsi Manja
Vexhi Muçmataj
Luan Rama
Silva Çaka
Anila Agalliu
Edmond Leka
Tahir Muhedini
Adelina Rista
/Shuplaka/