Ndriçim Xhepa: Debati mbi filmat, energji e shpenzuar kot. Tani duhet kompletuar gjenerata e re

395

Aktori i njohur Ndriçim Xhepa, i pyetur mbi debatin e krijuar së fundmi për filmat e periudhës së monizmit, shprehet në dy plane: Për kinematografinë e shkuar dhe brezin e ri

“….Më duket energji e shpenzuar kot në një kohë që duhet ta orientojmë në drejtim të artit, për të kërkuar logjikë dhe motive për përmirësim. Duket sikur ky është një front diskutimi në lëmë të artit, në prag të fushatës elektorale.

Brezi fare i njomë, adoleshentët, janë të pushtuar nga të tjera interesa dhe nuk i kanë në vëmendje këta filma e aq më tepër tëdëmtohen prej tyre. Por në përgjithësi njerëzit i shohin, pasi unë kontaktoj me dhjetëra njerëz, të cilët na thonë: Na kënaqe me ata filma. Madje, unë kam vërejtje se i japin më tepër se duhet. Shoqëria shqiptare duhet të interesohet më shumë për investimin ndaj artit, për investimin në teatër, kinematografi, çfarë bëhet për përmirësimin e infrastrukturës teatrore…

…Si ka mundësi që Ministria e Arsimit për kaq vite nuk e kupton se është një gomarllëk i paparë që në arte, në çfarëdo profile, nuk ka kuptim shkollimi në sistemin 3 plus 2 e po ashtu në sporte?! Vetëm tek ne ndodh që vijnë djem e vajza dhe krekosen se janë aktorë me master.

Udhëheqësit e këtij vendi duhet të pyesin nëse ka master Denzel Washington, Daniel De Leëis, Meryl Streep, Quentin Tarantino apo Steven Soderbergh. Shteti t’I çojë em bursa, me mastera 2-vjeçarë në Budapest, Varshavë, Moskë, Pragë …/Panorama