Ambasadori amerikan Donald Lu po zhvillon një takim me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha.
Takimi po zhvillohet në selinë blu. Mësohet se në qendër të saj është situata politike në vend.
Opozita ndodhet në ditën e 43 të protestë përballë kryeministrisë ku kryedemokrati Basha ka ritheksuar se nuk do të dalë nga çadra deri në realizimin e qeverisë teknike.