‘Çmendet’ moti, ja çfarë pritet të ndodhë nesër në Shqipëri

342

Stuhitë e rërës dhe të pluhurit ndodhin në kushtet kur ajri tejnxehet mbi sipërfaqet e shkretëtirës duke shkaktuar instabilitet të fuqishëm të shtresës së poshtme të atmosferës.

Rrjedhimisht, gjenerohen stuhi të forta të erës të cilat ngrenë sasi të mëdha të rërës dhe pluhurit të shkretëtirës të cilat i transportojnë për qindra dhe deri në disa mijëra kilometra. Problemi kryesor i qarkullimit të këtyre stuhive është impakti i lartë në shëndetin e njeriut.

Grimcat e pluhurit dhe të rërës në ajër jo vetëm përkeqësojnë por edhe janë iniciatorë të sëmundjeve të frymëmarrjes dhe meningjitit.

Bazuar në rolin qëndror të ekspertëve të meteorologjisë në bashkëpunim me ekspertë të cilësisë së ajrit, në botë ka qendra rajonale dhe ndërkombëtare, të specializuara në parashikimin e stuhive të rërës dhe pluhurit.

Për kontinentin Europian dhe Afrikën Veriore, parashikimin e këtyre stuhive e realizon “Barcelona Dust Forecast Center”. Konkretisht, për territorin shqiptar parashikohet që mesdita e së hënës, të sjellë shtim të përqëndrimit të grimcave të ngurta jo vetëm në shtresat e ulëta të atmosferës por edhe pranë sipërfaqes së tokës. /Meteoalb/