Karikatura e Bulqiza ime për 1 prillin, reagon deputeti Keta

446

Pas karikaturës së Bulqiza ime, ku ju urohej “festa e 1 prillit” deputetëve dibran, me anë të një komenti ka reaguar deputeti i Partisë Demokratike për Dibrën, Roland Keta. Postimin e plotë të tij e gjeni më poshtë:

Politika nuk bëhet vetëm, ajo ka lobingjet e veta. Në çdo katër vjet qytetarët votojnë programet e partive dhe vleresojnë dhe përfaqësimin e tyre, pra intelektualët që do ti përfaqësojnë.

Në 2013-n qytetarët e Dibrës votuan rilindjen.

Për Rrugën e Arbërit; shëndetësinë falas; rrugë për çdo fshat; subvencione për bujqësinë; punësim për rininë; për ujësjellësa të rinj; për investime në shkolla; për statusin e minatorit.

Jemi në 2017-n, qytetarët e Dibrës të bëjnë vetë analizën, a jan realizuar premtimet e 2013-s, të bëjnë një analizë, a janë më mirë, a janë më të zhvilluar ekonomikisht, dhe këtu të vlersojnë se kush i ka gënjyer.

Me mirënjohje dhe respekt për të gjithë, Landi!!!