Ministrja Kodheli vizitë në Mat

410

Pas afro 40 – vitesh, forcat e ushtrisë kanë hapur një kanal kullues për banorët e fshatit Muzhakë në Mat.

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka qenë në terren në inspektimin e punimeve për hapjen e këtij kanali me një gjatësi prej 1.5 km.

Punimet po kryhen nga mjetet e ushtrisë. Në fjalën e saj Kodheli u shpreh se Forcat e Armatosura do jenë gjithmonë në shërbim të komunitetit, për punë të ndryshme.

Mungesa e një kanali të tillë, ishte kthyer në një rrezik për banorët sepse sa herë që kishte reshje shiu, ishin të rrezikuar nga përmbytjet.

/bulqizaime.al/