Klos, nis sistemimi i rrugëve rurale

543

Bashkia Klos ka nisur një fushatë intensive për rregullimin e infrastrukturës rrugore në njësitë administrative.

Ditët e fundit mjetet e bashkisë Klos janë vendosur në njësinë administrative Suç, ku po punohet për shtrimin me çakull të rrugëve të brendshme të kësaj njësie.

Në inspektimin e punimeve ishte vetë kryebashkiaku i Klosit, Basri Çupa. Sipas këtij të fundit, në një prononcim për televizionin Mat Tv, puna do të nis edhe në fshatin Gurrë dhe Xibër.

“Bashkia me mjete e sajë ka një muaj e gjysëm që është në terren. Kemi filluar me fshatrat e bashkisë së Klosit, ku kemi bërë sistemimin e disa rrugëve. Besojmë se brenda një kohe shumë të shkurtër rrugët do të kenë përfunduar së sistemuari” – deklaroi Çupa.

Një fushatë e tillë do të shtrihet në të gjitha fshatrat e Klosit.

/bulqizaime.al/