Bob Dylan do ta tërheqë çmimin Nobel në këtë fundjavë

374

Bob Dylan do ta tërheqë medaljen dhe certifikatën e çmimit të tij Nobel për Letërsinë të fituar në dhjetorin e shkuar.

Pasi kishte dezertua ceremoninë zyrtare në fund të vitit të shkuar, në këtë fundjavë, këngëtari i famshëm do të jetë në Stokholm me rastin e një koncerti.

“Akademia suedeze dhe Dylan kanë rënë dakord që të takohen, – ka njoftuar sekretarja e Akademisë, Sara Danius. – Ceremonia do të zhvillohet në një privatësi të plotë dhe përveç anëtarëve të komitetit, nuk do të jetë asnjë media e pranishme”.