Nënshkruhet marrëveshja e pensioneve mes Shqipërisë dhe Luksemburgut

366

Zv. Ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë znj. Vjollca Braho, së bashku me Ministrin e Punës dhe Sigurimeve Shoqërore të Luksemburgut, Z. Romain Schneider, firmosën marrëveshjen administrative midis qeverisë shqiptare dhe qeverisë së Dukatit të Madh të Luksemburgut.

Një lajm i mirë për më shumë se 1300 shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Luksemburg dhe anasjelltas, të cilët do të kenë mundësinë të përfitojnë nga marrëveshja për njohjen e periudhave kontributeve mes Shqipërisë dhe Luksemburgut.

Falë kësaj marrëveshje bëhet e mundur që shtetasve të të dy vendeve t’ju njihen periudhat kontributeve për efekt të vjetërsisë në punë dhe të sigurimeve shëndetësor

Në fjalën e saj, zv. Ministrja Braho, u shpreh se pavarësisht vështirësive të hasura, do të vazhdojmë punën për nënshkrimin e marrëveshjeve të tilla me të gjithë vendet ku jetojnë dhe punojnë shqiptarët, në mënyrë që askush të mos humbë asnjë qindarkë nga paratë e derdhura për efekt pensioni.