Shpëtim Nazarko: Zharrëza dhe Bulqiza, shembull tipik i një administrimi të fëlliqur

486

Analisti Shpëtim Nazarko, ka deklaruar se Zharrësa dhe Bulqiza janë një shembull tipik i një keq menaxhimi që u bëhet burimeve natyrore në Shqipëri.

Në videon e publikuar nga konica.al, Nazarko deklaroi se këto zona janë të poshtëruara deri në atë pikë sa tani mendojnë se mund t’ju japin vetëm lëmoshë.

Drama e Zharrzës është e njëjtë me dramën e Bulqizës dhe gjendja e tanishme, qoftë në Zharrës qoftë në Bulqizë është e njëjtë dhe katastrofike, e krahasueshme me vendet e botës së tretë, deklaroi Nazarko.

Enver Hoxhën edhe pse e mbanim si të prapambetur në shumë drejtime i kishte orientuar gjërat. Në këto dy qytete kishte çuar ajkën e intelektualëve me qëllim që të forcoheshin këto dy qytete që ishin zemra industriale e Shqipërisë, shtoi ai.
/Bulqiza ime/

https://web.facebook.com/web.konica.al/videos/277678342665712/