The Guardian: Shqipëria mund të jetë Kroacia e ardhshme

372

Kur duhen edhe disa javë që të nisë sezoni turistik, faqja “Weekly Observer” shkruan se Riviera Shqiptare ofron një bukuri mahnitëse.

Sipas saj, Shqipëria nuk është në krye të destinacioneve turistike, prandaj mbetet një sekret i ruajtur mirë. Gazetari Chris Blagden citon “The Guardian”, që shkruan se Shqipëria mund të jetë Kroacia e ardhshme.

Në shkrim thuhet se eko-resorti Kep Merli në Sarandë është destinacioni i duhur. Kjo i ka tërhequr vëmendjen gazetarit Blagden ndërsa shkruan se afër resortit është qyteti i Sarandës, ku mund të blesh një apartament me dy dhoma gjumi për 120 mijë euro.

Gazetari shkruan se qiratë javore shkojnë në 600 euro në kulmin e sezonit për një apartament të këtyre përmasave, ndërkohë që ulen në 350 euro në sezonin e dimrit.