Ambasadorja e Bashkimit Europian ne Tiranë, Romana Vlahutin, është shprehur se zhvillimi ose jo i zgjedhjeve dhe situata politike në vend nuk pengojnë zbatimin e projekteve për Shqipërinë.
Ditën e sotme, Vlahutin ka qenë në qytetin e Fierit në kuadër të një projekti për financimin e disa Bashkive në vend. Projekti parashikon një fond prej 20 milion euro për katër Bashki, pjesë e së cilës është dhe Fieri. Kryetari i Bashkisë së Fierit, Subashi ka përshëndetur fondin e dhënë nga BE.