Ivani: Eksperienca te Korabi do të më vlejë për të ardhmen

373

Korabit i duhet ta përgatisë transfertën e Vlorës me mungesa të shumta, ku 7 lojtarë janë të pamundur ndaj Flamurtarit. Sulmuesi Paolo Ivani u huazua në janar te dibranët nga Skënderbeu, ku ka zhvilluar 7 ndeshje me Korabin. 20-vjeçari, në një prononcim për “Panorama Sport”, para transfertës së Vlorës u shpreh:

“Synimi im është që minutat që do të më jepen në dispozicion te Korabi t’i shfrytëzoj sa më mirë duke dhënë kontributin tim për ekipin. Të qenit titullar më motivon akoma më shumë dhe kjo eksperiencë mund të më shërbejë për të ardhmen. Të shtunën na pret ndeshja me Flamurtarin.

Sigurisht që për ne nuk ka ndeshje të lehta, aq më shumë që vlonjatët do të jenë të motivuar për të dalë nga pozicioni që mbajnë. Gjithsesi, ne do të mundohemi të japim më të mirën e mundshme. Besojmë te vetja e te metodat e trajnerit. Duke qenë se jemi të gjithë djem të rinj, ai na motivon dhe na ndihmon në përparimin tonë”.