FOTO + VIDEO/ Fushë- Bulqizë, gjendja e rrugëve e mjerueshme

719

Rruga që lidhë fshatin Dushaj me Njësinë Administrative Fushë – Bulqizë ndodhet në gjendje vërtet të mjerueshme. Pikërisht në lagjen “Lepurakë” paraqitet edhe gjendja më e vështirë, ku për disa vite nuk ka patur asnjë punë konkrete nga qeveria dhe organet e qeverisjes vendore për të sistemuar këtë rrugë.

Gropat e hapura dhe mungesa e kanalizimeve për kullimin e ujrave ka bërë që kjo rrugë të kthehet në një problem shumë të madh për drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që kalojnë në të.

Pak ditë më parë banorët e këtyre fshatrave u ngritën në protestë, për sistemimin e kësaj rruge ose në të kundërt do të bojkotonin zgjedhjet e qershorit. Bashkia Bulqizë dërgoi disa kamion me inerte, duke sistemuar një pjesë të sajë, atë që të lidh me lagjen “Kodra e Danit”, ndërsa në pjesën tjetër nuk është ndërhyrë.

/bulqizaime.al/