Basha: Kemi mbështetjen e SHBA

411

Menjëherë pas kthimit nga Shtetet e bashkuara të Amerikës, ku ka zhvilluar disa takime me zyrtarë të lartë, kreu i opozitës Lulzim Basha është rikthyer në çadrën e protestës. Kreu i PD deklaroi se ne Uashington ka marre mbështetjen e stafit të presidentit Trump.

Basha u shpreh se nuk do te kete asnjë tërheqje nga qeveria teknike dhe realizimi i zgjedhjeve te lira e te ndershme.

Sipas liderit te opozitës, beteja e demokrateve nuk behet per politikanet, por per popullin e nëpërkëmbur.