Big Brother: Banorët rrëfejnë historitë e vjetra të dashurisë

393

Xheni ka treguar se edhe pse është 21 vjeçe ajo nuk e ka provuar kurrë ndjenjën e dashurisë.

E nxitur nga Ervini që tregoi se kishte dashuruar dikur, Xheni rrëfen se nuk ka dashuruar kurrë.

“Kur isha 20 vjeçe kam qenë në një lidhje adoleshente, kot, por jo e dashuruar. Jam shumë e vogël prandaj”, shprehet Xheni.

“Je si beb në fakt ke shumë të drejtë”, thotë Ervini, ndërsa Armela shton se nuk ka pasur shumë eksperienca.

Teksa bisedon me vajzat, Ervini ka treguar se ka qenë në një lidhje serioze, që ka përfunduar 4 vite më parë, lidhje e cila nuk pati një fund të lumtur për 28-vjeçarin.

“Kam pas një lidhje që e konsideroja serioze që ka zgjatur 2 vite”, sqaron Ervini duke shtuar se arsyeja e ndarjes ka qenë se asaj i kishte dalë lotoja amerikane.

I pyetur nga Xheni nëse ka pasuir lidhje të tjera nga ajo kohë, ai përgjigjet: Kjo ka qenë që ka lënë gjurmë, të tjerat nuk i mbaj mend.