Dita e Novruzit apo e quajtur ndryshe edhe dita e Sulltan Novruzit e ditëlindjes së Imam Aliut në Qabe.
“Nevruzi” vjen nga persishtja dhe do të thotë “Dita e re”, ndërsa “Sulltan” është titulli i lartë që tregon rëndësinë e kësaj dite. Festa e Sulltan Novruzit ka mbërritur në viset shqiptare së bashku me besimin bektashian, në shekujt XV-XVI. Në shekullin XX dhe në mënyrë të veçantë në mesin e tij, kjo festë është shndërruar në një manifestim mbarëkombëtar.
Në Shqipëri Dita e Novruzit, festa më e rëndësishme e Bektashizmit, u dekretua si festë kombëtare në vitin 1996.
Dita e Novruzit festohet edhe ne vende te tjera të botës myslimane, në ditë që variojnë nga 20 deri më 26 mars.
Mesazhi i Kryegjyshit Botëror Bektashian, Haxhi Dede Edmond Brahimaj:
Te nderuar muhibe, dashamires dhe miq te Kryegjyshates Boterore Bektashiane!
Duke iu uruar fat e mbaresi ne familjet tuaja, ju bejme me dije se festimet e Sulltan Novruzit kete vit, kemi menduar t’i shtrijme ne kohe, permes eventesh te ndryshem. Keshtu, me 22 mars 2017, festimet nisin ne oren 10.00, me koncert festiv, dorezim dekoratash, celebrimi i liturgjise se festes se Sulltan Novruzit dhe vizitave ne Seline e Shenjte. Ndersa, ne oren 16.00 e ne vazhdim do te kemi shfaqje te filmave nga veprimtari bektashiane.
Duke iu ftuar te ndajme se bashku, gezimet dhe emocionet e ketyre veprimtarive,
Zoti iu bekofte!
Kryegjyshi Boteror Bektashian
Shenjteria e Tij
Haxhi Dede Edmond Brahimaj
/bulqizaime.al/