Ky 8 Mars i ka gjetur një pjesë të madhe me lule dhe dhurata nëpër duar për gratë dhe vajzat.
Në Bulqizë, partitë politike i kishin organizuar forumet e tyre të gruas në festë. Por vetëm pak minuta larg, janë gratë dhe vajzat që punojnë stogjeve për të siguruar bukën e gojës.
Ata detyrohen ta bëjnë këtë punë sepse nuk kanë rrugë tjetër e në këtë formë të marrin edhe rreziqet përsipër. Nuk janë të paktat raste ku masivi i gurëve i ka zënë poshtë duke humbur edhe jetën.
Fati i këtyre grave dhe vajzave të Bulqizës është të luftojnë për bukën e gojës, në stogjet e kromit të qytetit me pasuri nëntokësore dhe njerëz të varfër që jetojnë sipër.